Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur sot edhe për zgjidhjen e qështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

I pytur se si duhet të trajtohen shqiptarët në Luginën e Preshevës, Haradinaj tha se ata do të jetojnë si ‘zotni’ kur të forcohet Shqipëria dhe Kosova.

“Çka me ba me shqiptarët e Preshevës, le të forcohet Shqipëria le të forcohet Kosova, shqiptarët kudo që janë kanë me jetu si zotni”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar deklaratat e Thaçit për korigjimin e kufijve mes dy vendeve, ai tha se Thaçi nuk ka mandat nga ai për lëvizjen e kufijve të Kosovës dhe territorit të saj.

“Nuk e përkrahim presidentin me i lëvizë kufijtë e Kosovës sotme në dëm të territorit, nuk e ka këtë mandat nga unë si kryeministër, e as prej Aleancës” ka thënë Haradinaj.

“Çka po kujtojmë se kejt budall jem në këtë vend a, tash po ta fal dikush Preshevën a, këto janë pallavra”, tha Haradinaj, transmeton gazetametro.net