Ai ka kritikuar Kurtin që ka kandiduar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të parin e Prishtinës.

Hardinaj theksoi se nëse ky është kualiteti se si Kurti do të përballet me sfidat të cilat i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë është më mirë që ai të jap dorëheqje që sot, transmeton lajmi.net.

“I dëgjojmë plotë që kërkojnë dorëheqjen ministrit Vitia. Mendoj që po është legjitime kërkesa, por faji nuk nuk është te Vitia faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e vlerëson të arsyeshme me kandidu ministrin e Shëndetësisë për kryetar komune. Në këtë rast besoj që kërkesa legjitime për dorëheqje i drejtohet Kurtit dhe apeloj te ai që nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot, mos e mbajt peng popullin dhe mos me i vonu veprimet e duhura rreth pandemisë”,tha Haradinaj./