Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mblidhet sot në ora 11:00 për diskutuar disa çështje, në mesin e të cilave edhe konstituimin e institucioneve të reja.

AAK në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ka garuar si pjesë e koalicionit PAK së bashku me PDK-në, Nismën dhe disa subjekte të vogla. Në këto zgjedhje PAN ka dalë fitues duke siguruar 39 ulëse ne Kuvend, po që nuk janë të mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re.

Prandaj, pas certifikimit të rezultateve që u bë të shtunën, ky koalicion duhet të bëjë përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me ndonjë subjekt tjetër, apo për të siguruar mbështetjen e disa deputetëve nga subjektet tjera.