Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj gjatë prezantimit të raportit të punës dyvjeçare, theksoi se ka pasur të arritura në këtë periudhë që janë me rëndësi për vendin në aspektin e sigurisë, ekonomisë dhe mirëqenies sociale.
Haradinaj, duke theksuar se që nga viti 2017 është rritur buxheti i shtetit 32 për qind dhe se kjo ka ndikuar në rritjen e investimeve kapitale, në rritjen e GDP-së, rritjen e punësimit në 10 për qind, krijimin e ushtrisë dhe jetësimin e ligjit për kombinatin ‘Trepça’.“612 milionë është buxheti më i madh se sa në vitin 2017 apo 32 për qind më i lartë brenda dy vjetësh. Rritja e bruto produktit vendor për vitin 2019 është 4.7 për qind, që është më e lartë deri më tash dhe investimet kapitale në vitin 2019 kanë arrit 789 milionë euro apo 329 milionë më shumë se në vitin 2017. Numri i të punësuarve nga vitit 2017 deri në korrik 2019 është rrit për 30 mijë e 648 apo 10 për qind. Tani janë disa momente që kanë peshë të veçantë si rasti i zbatimit të ligjit për Trepçën, ligjet për ushtrinë, pavarësimi energjetik, ligji për pagat dhe ligji për kryeqytetin”, tha Haradinaj.Kryeministri në largim tha se në këtë periudhë 140 projektligje janë miratuar, 70 akte nënligjore, 256 akte nën ligjore të nxjerra nga ministrat në kuadër të fushë veprimit të tyre, ndërsa 29 projektligje me ndikim të drejtpërdrejtë që i dedikohen sektorit të ekonomisë.Njëkohësisht 18 vendime të qeverisë për kreditë ndërkombëtare, 15 vendime për zonat ekonomike në Kosovë. Po ashtu dhjetë dokumente zhvillimore janë aprovuar në këtë periudhë dyvjeçare, 22 marrëveshje ndërkombëtare, dhe katër vendime në sferën e energjisë.