Ka ardhur reagimi i Ramush Haradinajt pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se një qeveri kur humb besimin e gjysmës së saj bie vet.

Haradinaj për RTV Dukagjini thotë se rrëzimi i qeverisë Kurti me mbi 80 vota do të mbahet në mend.

“Kjo është një votë masive me mbi 2/3 e votave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se Kurti i ka bërë dëm shtetit në disa aspekte.

“Heqja e taksës pa vlerë e pa nderë, prishja e raporteve me Amerikën, e ka dëmtuar ekonominë me ide marksiste. Ka dështuar edhe në tema tjera si ligji i pagave e të tjera”.

Haradinaj thotë se rrëzimi i kësaj qeverie me 2/3 e votave është obligim për të gjitha partitë për të gjetur një zgjidhje nga kjo situatë.

“Personalisht nuk jam kandidatë për kryeministër apo për ndonjë përgjegjësi. As Aleanca nuk do të luftojë për pak pushtet. Rrëzimi nuk ka ndodhur për shkak të Aleancës por pse Kurti ka nxitur aleatin e saj”.

Ai thotë se personalisht nuk do të jetë pjesë e një qeverie të mundshme nga LDK por AAK do të mbështesë një qeveri të tillë për të mos lënë vendin pa qeveri.