Në qytetin e Pejës është bërë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se heronjtë dhe martirët e vendit dhanë jetën për të qenë të lirë, e jo të izolur, andaj pati një porosi për bashkësinë ndërkombëtare.

“Nuk dëshirojmë liri që izolon Kosovën. Ne kemi luftuar për lirinë që ta gëzojmë të gjithë. Le të din krejt Evropa edhe Amerika se nuk na duhet liria të izoluar. Ne jemi të interesuar të krijojmë marrëdhënie të mira edhe me Malin e Zi dhe jemi që të mbyllim çdo temë që e kemi të hapur. Edhe problemin në Kullë e Qakorr”, ka thënë ai.

Edhe me Serbinë tha se janë të interesuar të krijojnë fqinjësi të mirë, dhe se synojnë njohjen reciproke, por assesi duke vë në dyshim statusin, i cili sipas tij u përcaktua qysh në vitin 1999.

“Jemi të interesuar të jetojmë në fqinjësi të mirë edhe me Serbinë, por jo duke biseduar për status, sepse është mbyll në vitin 1999. Ne duhet ta zgjidhim me ta vetë çështjen e njohjes. Mos të pret më askush që kërkon paqe dhe stabilitet në Ballkan në kurriz të lirisë së Kosovës”, tha ai.