Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i është drejtuar sot masës në protestën e organizuar, duke u thënë se vetëm qytetarët mund të vendosin dhe ta rrëzojnë këtë qeveri.

Qeveri që sipas tij e ka sulmuar integritetin territorial të vendit. Kjo qeveria po ashtu sipas Haradinajt e ka sulmuar sovranitetin dhe rendin kushtetuese.
 
“Po mos të ishit ju, kjo nuk do të bëhej. Ju sot jeni të obliguar me zbatu këtë vendim menjëherë”, tha Haradinaj.
 
“Nga sot nuk vendos askush tjetër pos jush. Ju e bëni Kosovën e lirë dhe me u ndi mirë të gjithë ata që e donë Kosovën e lirë. Ju dhe vetëm ju jeni republika. Ju jeni sovrani, liria dhe republika. Ju jeni Pavarësia. Ju dhe vetëm ju e bëni pavarësinë”, tha Haradinaj.