Lista e publikuar së fundmi nga revista Forbes për personat më të pasur nën 30 vjeç rendit të parin krijuesin e “Stripe”, djaloshin John Collison.

Kompania e pagesave online që ai ka themeluar publikoi javën e kaluar një shifër fitimesh prej 9.2miliardë dollarësh. Të dy vëllezërit, Patrick dhe John, kanë tashmë një vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh përkatësisht. Gjithçka nisi pesë vite më parë, kur të dy hodhën në treg shërbimin e pagesave online. Stripe nuk është kompania e parë e tyre, pasi fillimisht ata zotëronin kompaninë Shuppa, e cila prodhonte softuere të ndryshme.

Por,tashmë si zotërues i Stripe, John ka arritur të kryesojë listën. Ai është vetëm 26 vjeç dhe pasuria e tij vazhdon të shtohet.