Një burrë është kafshuar dhe ngufatur për vdekje nga një piton gjigant, i cili kishte ikur nga akuariumi i xhamit në të cilin e kishte futur disa orë më herët.

Saëan Tabklai 55-vjeç kishte zënë pitonin 7 metra të gjatë dhe e kishte futur në një akuarium, pasi ua rrezikonte jetën familjarëve të tij në provincën Sukothai në Tajlandë.

Por duket se ai nuk e kishte mbyllur mirë akuariumin e thatë, dhe kështu pasi pitoni ishte shumë i uritur iku dhe në një moment kafshoi burrin nga Tajlanda.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ky gjarpër gjigant iu mbështoll në trup e në veçanti në qafë duke e ngufatur për vdekje.

Por derisa motra e Sawanit, Pilada Tabklai 63-vjeçe kërkoi ndihmë, ai kishte ndërruar jetë dhe këtë e konfirmuan mjekët që u shfaqën në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/