Nëse harroni se ku i keni lënë gjërat nuk është se duhet detyrimisht të mendoni se keni humbur memorjen, por ju vuani nga fenomeni i quajtur “amnesia attributive”.

Pasi kanë analizuar mbi 100 studentë, hulumtuesit kanë vërejtur se kur atyre u është kërkuar të mbajnë mend diçka, ata e kanë mbajtur mend më mirë se sa kur u nuk u është kërkuar ta mbajnë mend. Me fjalë tjera, kjo është dëshmi se kujtesa është shumë më selektive se sa kemi menduar.

“Duket sikur kujtesa është si një lloj video-kamere”, shpjegon Brad Ëyble, profesor i psikologjisë në Universitetin Penn State, transmeton Mjeku.Net. “Pra, nëse nuk e shtypni sustën, nuk do të mbani mend atë që e keni fokusuar me sy”.

“Por nëse aktivizoni xhirimin, që ndodh në rastin kur ju dëshironi të mbani mend diçka që mund t’u duhet më vonë – atëherë informacioni do të mbetet i regjistruar”, ka shtuar ai, shkruan Mjeku.net.

Edhe pse mund të shihet si një mangësi, në fakt studiuesit thonë se kjo është gjë e mirë, pasi truri nuk iu kushton vëmendje informacioneve të parëndësishme.