Harta në zyrën e Ramës “tërbon” nacionalistët maqedonas: Paraqet Shqipërinë e Madhe (FOTO)

Partisë së Nikola Gruevskit nuk i del inati me kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nëpërmjet një shkrimi të funksionarit të lartë të kësaj partie, Vlatko Gjorçev në faqen e partisë, VMRO akuzon Ramën se hartuesi i “Platformës së Tiranës” dhe se është duke aplikuar planet për “Shqipërinë e Madhe”, shkruan Albeu.com.

Madje sipas tij, Rama dhe partitë shqiptare janë shkaku i tensioneve të kohëve të fundit në Ballkan.

“Ai i mblodhi partitë shqiptare në Tiranë nën një hartë (harta në zyrën e Ramës sh.r) ku shihet Shqipëria e Madhe”., vijon më tej Gjoerçev.