Në emisionin Ish-zv/ministrja e Jashtme Edith Harxhi, mes tjerash në emisionin e fundit në “Tonight Ilva Tare” në Ora news ka theksuar mes tjerash se emri i partisë është i madh dhe shumë i rëndësishëm, duke pasur fjalën këtu për Lëvizjen Besa…

“Besa filloi si një Lëvizje dhe si e tillë ndoshta do kishte dashur një kohë më të gjatë për t’u kthyer në parti politike. Të gjitha aludimet që janë bërë në shtypin e huaj, shqiptar dhe të Ballkanit lidhur me financimet që keni pasur, ka ardhur momenti të sqaroni, sepse kur bëheni parti elektorale duhet ta sqaroni këtë element”, ka thënë Harxhi.