Mjeku i njohur Ilir Hasani në profilin e tij ne Facebook,shkruan rreth gjendjes së krijuar me Kovid 19 në vend. Hasani thotë se dibranët me qetësi dhe urtësi kanë ulur rrezikun ndaj këtij armiku të padukshëm Covid 19, por së në asnjë menyrë nuk duhet menduar se kjo përfundoi!

Ja postimi i tij i plotë:

Një popull që duron, gjithmonë fiton. Dibranët me qetësi dhe urtësi ulën rrezikun ndaj këtij armiku të padukshëm Covid 19, por në asnjë menyrë nuk duhet menduar se kjo përfundoi. Kjo tregon se në momente të vështira qytetarët e civilizuar duhet të ndjekin rregullat dhe të veprojnë pa frikë, pa eufori por edhe pa pardon. Kjo gjëmë nuk njeh mënyrë, nuk zgjedh rrugë, nuk ka shabllon.
Pikërisht kur mund të mendoni se ia kemi dalur, mund të na çudis sa smund ta imagjinojmë. Mos e nënvleftësoni këtë situatë. Ndaluni një herë, mendoni shqip dhe veproni drejtë!
KUJDES!!-thotë Hasani.