Në seancën që po diskutohet për projektligjin për buxhetin Lëvizja vetëvendosje, ka thumbuar vazhdimisht, ish-anëtarin e saj, Dardan Molliqajn i cili ka kaluar në Partinë Socialdemokrate.

Pas mbajtjes së fjalimit të Molliqajt ku ka bërë ftesë që të votohet projektligji për buxhetin, Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur se po i bënë shërbime Partisë Demokratike të Kosovës.

“Të ikurit nga Lëvizja dëshirojnë të paguhen në mënyrë legjitime për shërbimet që po i bënë PDK-së”, ka thënë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

Seanca e sotëm ka filluar në orën 10:30 ku deri më tani janë votuar projektligje, ai për paga dhe për dialogun me Serbinë.