Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shpresuar seriozisht që në listën e deputetëve të njesisë “së gjashtë” të radhitet si deputet Hazbi Lika, si pjesë e pandashme e BDI-së dhe simbol i UÇK-së, Lika e ka refuzuar ofertën, Lika mbrëmë edhe zyrtarisht e ka bërë të ditur se nuk do të jetë në Listën zgjedhore në njësin e 6, për deputet të BDI-së.

“Mora ofertë por nuk pranova që përsëri të gjendem në Listën e depudetëve, është herët të them cila është arsyeja por le të themi tani për tani se është për shkaqe subjektive”,- theksoi Lika.

Shpekulohet se Lika ka refuzuar ofertën për shkak se në Listën “e gjashtë” përsëri do të dalë fitues Talat Xhaferi dhe Xhevat Ademi, ndryshe në listë nuk gjenden deputetët të cilët kritikuan publikisht politikat e partisë si Ermira Mehmeti dhe Rafiz Aliti, por Lika përsëri mori ofertë edhe pse dihej se edhe ai ishte një ndër ato të cilët poashtu kritikuan politikat e partisë në pushtet./Lajm/