Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, e ka goditur Presidenti Thaçi për dyshimet se ka agjenda të fshehura në dialogun Kosovë – Serbi sa i përket ndarjes së territorit të Kosovës. Zyrtari i lartë i partisë së Mustafës shtoi se duhen larguar të gjitha dyshimet për prezencën e këtyre agjendave të fshehura.
“Duhet të largohet dyshimi i agjendave të fshehura në proces. Problemi i popullit të Kosovës vazhdon me vuajt nga konspiracioni se Bashkimi Evropian ka agjendë të fshehur në këto bisedime, në veçanti Unioni Evropian.

Haziri tha se duhet të largohet ky dyshim, sepse mandej i atribuohet presidentit e pastaj edhe Haradinajt, se ka agjenda të fshehura.