qenan aliuShkruan: Qenan Aliu

 Miq të dashur,

 “KEQBËRËSIT” në Maqedoni janë kryesisht drejtuesit e qeverisë dhe partive politike, ata që kontrollojnë buxhetin, caktojnë prioritetet, përshtatin ligjet, orientojnë investimet kapitale sipas agjendave të tyre afariste, kontrollojnë tenderët , ata kanë emëruar dhe emërojnë keqbërës me sfond partiak në institucione të pavarura (Polici, Prokurori, Gjyqësi…), mbipopullojnë administratën dhe ndërmarrjet publike me çfarë gjejnë mbi tokë – me shkollë e pa shkollë dhe i sigurojnë vetes pushtet nëpërmjet masës kritike të manipuluar. Janë po këta që shfrytëzojnë bizneset e tyre, të kamufluara në emër të miqve , shokëve dhe akrabave të tyre për të kontrolluar tregun. U mundësohet fshehja e të hyrave, shmangëja nga tatimi, angazhimi i punëtorëve në të zezë e deri te shpërblimet me tenderë milionësh. Janë po këta që në emër të shokëve,miqëve e akrabave , me manipulime urbanistike , që kanë blerë me çmime ”bagatellë”  thuaja se çdo pëllëmbë të tokës në pronësi shtetërore. Dhe krejt në fund janë po këto banda që pa fije turpi na flasin për angazhimin e tyre për shtet të së drejtës, për sundim të rendit e ligjit, dhe për luftë kundër krimit, korrupsionit, kontrabandës e informalitetit. Hej ju zullumqarë e keqbërës, tani më është shumë vonë edhe për tu penduar, bile edhe shumë më vonë për tjua falur, por kuptojeni se edhe ju si gjithë të tjerët cullak keni lindur dhe cullak do ti ktheheni varit, asgjë me vehte nuk do të mundë të merni. Gjithçka që keni përvetësuar me hajni dhe keqbërje në dëmin e të gjithë qytetarëve të këtijë vendi do të ju shkojë HUQ. Keni shumë shembuj shiqoni dhe meditoni !

© fol.mk