Klasifikimi i Maqedonisë në vendin e 31-të në indeksin e ekonomive të lira të Fondacionit Heritage dhe progresi për 10 pikë në vetëm dhjetë vite është fenomenal dhe diçka që nuk ka kam parë në ndonjë vend tjetër. Duhet të krenoheni me këtë, porositi ambasadori Tery Miller, drejtor për tregti dhe ekonomi i këtij fondacioni në prezantimin e sotëm të raportit në Shkup.

Ai theksoi se Maqedoninë kanë filluar ta ndjekin në vitin 2002 kur, siç tha, gjendjet nuk kanë qenë qaq ideale, ndërsa se progresi i parë është shënuar në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2007, prej kur ajo në mënyrë konstante vazhdon.

“Tendenca e pasqyrimit grafik të progresit duket dramatik. Kjo është rritje për dhjetë pikë në dhjetë vitet e fundit. Askund nuk e kam parë këtë në botë. Ky është tregues për atë se si Maqedonia ka realizuar rezultatet në histori. Ju jeni të pavarur rreth 25 vite, ndërsa rezultatet ekonomike të cilat i treguat në dhjetë vitet e kaluara janë fenomenale”, deklaroi Miller.