KOMENT I JAVËS nga fol.mk

Edhe heronjët ftohen të vijnë vetëm kur afrohen zgjedhjet !

Pse duhet  BDI  të keqëpërdor figurat historike për të mbuluar dështimet në të gjitha planet e qeverisjes?!

A thua vallë edhe vendosja e bustit të heroit të kombit Isa Boletini në sheshin e vogël në Saraj, ka për synim të defokusojë mllefin , pakënaqësitë dhe vëmendjen e qytetarëve të kësaj komune dhe më gjërë, nga keqëqeverisja dhe shpërdorimet e pushtetit qendrorë dhe vendorë.

Nuk ka mundësi që çdo qytetarë i kësaj komune dhe çdo shqiptar të mos ta përqafojë figurën e derdhur në bronzë të këtij patrioti të madhë të kombit ISA BOLETINI . Por poashtu , a ka mundësi që këta shqiptarë edhe aq të gëzohen së bashku me pamjen impresive të heroit Boletini, kurë politikat publike të kësaj qeverisjeje gati një dekadë i sollën në vijë të egzistencës sociale. Varfëria me të madhe troket në dyert e vatrave dhe në sofrat shqiptare. Ata madje nuk kanë as ujë të mjaftueshëm e të shëndoshë për pije, rrjetë të kanalizimit, ata akoma jetojnë dhe lëvizin nëpër rrugë me gropa, në pyje të vjedhura, në lumejë të ndotur dhe në ajër të helmuar.

Madje , data dhe dita që po arrinë busti i heroit, me çfarë momenti historik sot koinçidon ? Sheshi në Saraj është aq hapësirë e ngusht sa një trotuar , i cili vetvetiu do ta ngulfatë këtë figurë madhështore.

Pse proçedimi i vendosjes së përmendoreve nuk bëhet me debate publike për të aktivizuar pjesëmarjen e qytetarit në vendimmarje, bie fjala për hapësirën më të përshtatshme se ku mund të locohet një përmendore ?

Pse nuk përfillen asociacionet përkatëse dhe historianët si më kompetentë, për të debatuar dhe sugjeruar , se si ku dhe kurrë mundë të bëhet ngritja e tyre ?

Indinjata e qytetarëve të cilët kanë paralajmëruar protestë në ditën e inaugurimit, fundja ngërthen në vehte edhe mllefin e qytetarëve për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve edhe në këtë fushë. Pra ata protestojnë dhe reagojnë jo për bustin e heroit por për diskriminimin dhe hipokrizinë e pushtetit.

Bustet e heronjëve shqiptarë finasohen nga donatorë atdhedashës,ndërsa përmendoret gallopante të ,,Shkupi 2014,, finansohen nga buxheti i shtetit ku taksapagues janë edhe shqiptarët. Dhe kur jemi këtu, qytetarët e revoltuar me të drejtë pyesin, Isa Boletini në Saraj, por ku vajtën bustet e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit, që politika premtoi se do ti vendos në qendër të Shkupit. Ata si duket nuk mund të dalin akoma nga labirintet qeveritare.

Të gjitha personalitetet historike, që me veprimtarinë e tyre kanë nderuar kombin janë të denjë të qëndrojnë para çdo institucioni, në sheshe e parqe publike dhe të bëhet emërimi i secilit prej tyre, ndërsa mbetet të tregojmë se sa jemi neve të denjë të respektojmë vlerat e tyre, madje ,se kurë dhe si duhet ngritur ata.

Heronjtë i përkasin kombit dhe jo partive politike. /fol.mk

finale isa