Heshtje në institucionet lidhur me keqpërdorimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e arsimit, të cilat ishin konstatuar në raportin e Entit të revizionit. Edhe pse komisioni kundër korrupsionit para dy javësh paralajmëroi se do ta shqyrtojë raportin, ende nuk ka përgjigje nëse ish ministri i arsimit Abdylaqim Ademi ka abuzuar me paratë e popullit. Rasti nuk u komentua as nga doli Prokuroria publike. Enti shtetëror i revizionit, para dhjetëra ditëve, sipas detyrës zyrtare ua dorëzoi raportin ndërsa nga organi i akuzën paralajmëruan se nëse vërtetohen parregullsi, do të hapim procedurë. Ndërkohë, mediat edhe më tej publikojnë dëshmi për atë se çfarë kanë paguar Ademi dhe Ristovski me paratë e popullit. Sipas faturave të dorëzuara, të dytë janë gostitur me dreka të shtrenjta dhe kanë fjetur në hotele luksoze. Për shembull për një biftek viçi janë paguar 100 euro. Për një vit e gjysmë ish kreu i arsimit Ademi ka shpenzuar 20 mijë euro, ndërsa Ristovski, 7500 euro. Raporti i revizionit krahas punës jo të drejtë ka zbuluar edhe atë se punonjësit janë vozitur me taksi jashtë orarit të punës, nuk kanë pasur urdhra për udhëtim jashtë vendit por edhe brenda shtetit, ndërsa nuk dihet ku janë librat dhe përkthimet e literaturës profesionale. Në ministri ka janë evidentuar edhe persona që fare nuk kanë qenë të punësuar ndërsa për ta janë paguar 200 mijë euro për rroga.Alsat-M