Reflektim për përgjysmimin e mbështetjes apo truk i ri politik. Kjo është dilema që ngrihet në opinion për procesin e paralajmëruar nga BDI-ja lidhur me hetimin e strukturave partiake.

Kur do të nis procesi dhe sa do të zgjasë ende nuk dihet. Po ashtu, nuk është përcaktuar se kush do ti kryejë hetimet, cilat strukturat saktë do përfshihen dhe cilat do të jenë pasojat për anëtarët që do të rezultojnë të përfshirë në skandale.

Partia politike nuk është organ gjyqësor që të zhvillojë procedura ligjore të hetimeve dhe të ndjekjes penale të rasteve eventuale të kriminalitetit politik por shteti ka organe të autorizuara që merren me procedura ligjore dhe nga ana tjetër duhet të kihet parasysh se nëse është fjala për hetime brenda partiake ky proces mund të përfundoj me një paralelizëm dhe një proces të eliminimit të kuadrove partive të kësaj partie që kanë qenë të përfshirë në pushtetin ekzekutiv nga viti 2002 e deri më sot – deklaroi profesori Jeton Shasivari.

Eksperti i së drejtës Jeton Shasivari thotë se nëse BDI-ja vërtetë mbështet procesin e dekriminalizimit të politikës do të mjaftonte që të në të ardhmen të mos pengoj proceset gjyqësore që do të zhvilloheshin nga organet gjyqësore kundër zyrtarëve të kësaj partie.

Është absurd sepse BDI e dimë të gjithë që është pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-në nga viti 2008 dhe thirrjet e tyre mund të përdoren si atu para zgjedhjeve lokale dhe nuk shihet me seriozitet – tha Shasivari.

BDI ditë më parë njoftoi se është në kërkim të mundësive juridike për të nisur procesin për hetimin e veprimtarisë së partisë që nga themelimi i saj me qëllim të zbardhjes së të gjitha akuzave ndaj këtij subjekti. Integristët nuk përjashtojnë mundësinë që ky proces të kryhet edhe nën monitorimin e ndërkombëtarëve. Pavarësisht këtyre aktiviteteve të paralajmëruara analistët nuk besojnë se partia që thirret në emër të UÇK-së mund ta kthejë tek qytetarët shqiptarë besimin që kishte më parë./Alsat-M.