Dihet se në vitet e 80-ta ishte vështirë të sigurohet energji elektrike e cila filloi të bëhej nevojë për secilën familje. Një histori interesante e familjes Aliu e cila jetonte në një zonë të thellë malore në Tanushë të Shkupit ku mungesa e energjisë ishte shumë evidente, madje zoti i shtëpisë Rifat Aliu vendosi të ndërtoj një hidrocentral në lumin e këtyre bjeshkëve për nevojat e familjes së tij. Madje, ai nuk kishte shkollë adekuate, por pas përfundimit të shërbimit ushtarak ai u mor me rregullimin e pajisjeve elektrike. Por, se çfarë bëri Rifat Aliu për t’i siguruar rrymë familjes së tij Arkivi ka siguruar filmime nga viti 1982 të familjes së Rifat Aliu, i cili në atë kohë konstruktoi një hidrocentral të vogël. Se për çka bëhet fjalë ndiqeni dokumentarin në vazhdim…