Hilari Klinton nuk planifikon asnjëherë më të kandidojë në ndonjë funksion shtetëror

Hilari Klinton asnjëherë më nuk do të kandidojë për ndonjë funksion shtetëror pasi që përsoi disfatë nga Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar, pas fushatës e cila krijoi ndarje, deri më tani më të mëdha, deklaroi bashkëpunëtorja e saj, Nira Tanden.

“Mendoj se ajo do të merret me ndihmë fëmijëve dhe familjeve”, theksoi Tanden, e cila është kryetare e Qendrës për përparim amerikan, lidhur me Partinë demokrate.

Sipas saj, Hilari Klinton në këto çështje ka qenë e fokusuar tërë jetën, kështu që me këtë do të merret edhe në vitet në vijim.

“Por nuk pres që ajo ndonjëherë të kandidojë në cilin do funksion shtetëror”, mshtoi Tanden, duke reaguar ndaj spekulimeve të gazetës “Njujork tajms” se Klinton do tëp kandidojë për prefekte të Nju-Jorkut.