Duke folur për donatorët e fushatës në Nju Jork të enjten në mbrëmje Hillary Clinton tha se emailet që i ishin vjedhur Komitetit Kombëtar Demokratik nga Presidenti rus, Vladimir Putin ishin “një sulm ndaj vendit tonë” për shkak të “inateve personale” ndaj saj.

Zonja Clinton tha se zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Rusi janë “manipuluar” dhe se rusët donin të “dëmtonin” demokracinë amerikane.

 
Putin më fajësoi publikisht mua për zemërimin e popullit të tij dhe kjo është vija e drejtpërdrejtë mes asaj që ai tha atë kohë dhe asaj që ka bërë në këto zgjedhje,” tha ish-Sekretarja e Shtetit.