Hip në mbi 270 numri i viktiumave në atentatin e dyfishtë në Somali

Numri i të vdekurve nga pasojat e shpërthimit të së shtunës në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, ka arritur në afro 240 ndërsa mbi 300 u plagosën, në sulmin vdekjeprurës në historinë e vendit.

Zëvendës kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit somalez, Abshir Mohamed i tha Shërbimit Somalez se numri i të vdekurve është 237.

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Farmaajo, shpalli tre ditë zie ndërsa bëri thirrje për dhurim gjaku dhe ndihme për viktimat e sulmit.

Ai u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve të bashkohen kundër terrorit, duke thënë se është koha të bashkohemi dhe të lutemi së bashku. “Terrorizmi nuk do të fitojë”, tha Presidenti.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në një kryeqëzim të ngarkuar në kryeqytetin somalez, por grupi militant islamik al Shabab, që është aleat me al Qaedan, ka kryer rregullisht sulme në Mogadishu dhe në zona tjera të vendit.

Dy kamionë-bombë shpërthyen në kryeqytetin somalez në një zonë të frekuentuar nga qindra njerëz. Një nga shpërthimet ndodhi pranë hotel Safari-t, ku një pjesë e ndërtesës është shembur duke zënë poshtë me dhjetëra persona.

Janë dëmtuar banesa të ndryshme aty pranë, mes të cilave edhe ambasada e Katarit. Bilanci i viktimave është i destinuar të rritet, sipas ish-ministrit të Sigurisë së brendshme, Abdirizak Omar Mohamed, i cili shton: “Ka shumë persona që kanë ndërruar jetë në spitale të ndryshme të vendit për shkak të plagëve të marra”.