Kompania e njohur britanike Aston Martin ka një të ardhme të ndritur para vetes. Pas DB11 dhe modelit të famshëm RB 001, mund të presim edhe SUV-in e parë sportiv nga Gaydon (fabrika e Aston Martinit në Britani të Madhe).

Tani për tani, modeli paemër në njëfarë mënyrë do të duhej të përmirësonte imazhin e Aston Martinit, transmeton Koha.net. Ky model motorin e ka të vendosur në qendër dhe pritet të jetë një freski në ofertën aristokrate britanike, por edhe një “armatim” i fuqishëm ndaj konkurrentëve.

Ndërsa AM-RB 001 do të ridizajnohet rrënjësisht në një veturë tejet sportive, ashtu siç bëri MacLaren F1 në vitin 1990, Aston në të ardhmen me motorët e AMG-së pritet të prijë në treg.

Dizajneri i pavarur Costas Phouphoullides, Aston Martinin e ri e sheh si një hiper-veturë e së ardhmes. Ai këtë model e ka emëruar Vision 8, dhe e sheh si modelin e ardhshëm V8 Vantage.