Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se është çbllokuar rruga Gostivar – Mavrovë – Dibër, kështu që ndalesa për lëvizje për automjetet e rënda është hequr në mesidtën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda për rrugën Gostivar – Strazhë – Kërçovë është hequr. Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet në korsi të lagështë, ndërkaq në disa vende ka prani të dëborës.