Për shkak të shifrave të ulëta të infektimeve me Kovid 19, Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar masa të reja lehtësuese, të cilat ngjajnë me situatën e para pandemisë.

Pa orë policore dhe pa kufizime për të gjitha llojet e organizimeve për ahengje të ndryshme, këto masa Komisioni i arsyeton në situatën e mirë epidemiologjike, të cilën për momentin e ka vendi.

Ministria e Shëndetësisë

“Nga e mërkura, 16 qershor, plotësisht të hiqet ora policore, të hiqet kufizimi nga maksimum 100 mysafirë në dasma dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengje në klube nate dhe lokale, vetëm në ambient të hapur, me kapacitet prej maksimum 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”.

Të njëjtat masa janë pranuar nga Shtabi i Krizës dhe pas miratimit të Qeverisë, do të hyjnë në fuqi.

Përndryshe edhe më 1 qershor u lehtësuan disa masa ku Shtabi kryesor koordinues pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për shfuqizimin e masës për mbajtje të maskës në ambient të hapur. Megjithatë mbeti në fuqi masa për mbajtje të maskës në transport publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura. Gjithashtu, u shfuqizua masa për ndalesë të grupimit në hapësirë publike të më shumë se 4 personave. Po ashtu u lejua organizimi i dasmave, festimeve në ambient të hapur/tarraca verore deri në 100 persona, po jo më shumë se 50% nga kapaciteti i hapësirës dhe deri në maksimum 6 persona në një tavolinë me sigurim të distancës mes personave. Prania e muzikantëve u lejua vetëm gjatë organizimit të dasmave, në pajtueshmëri me protokollet. rrit numri i personave që lejoheshin të ulen në një tavolinë prej 4, në 6, por me distancë.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 99, ndërsa në qendrat kovid ka rreth 550 shtretër të zbrazët spitalor.