Historia e 27-vjeçares së kthyer nga emigrimi: Nuk kam garanci të jetoj në Shqipëri

Në fshatin Poliçan, në rrethin Gjirokastër, shikon tek tuk ndonjë të ri, që kërkon të rikthehet në vendlindje.

E tillë është Zo Tujana, 27-vjeçare, e cila ka dëshirë të investojë në fshatin e saj.

“Fakti i jetës në vendin ku ke lindur dhe je rritur, janë më të rëndësishme për jetën e një njeriu se sa ana financiare. Dua të investoj por nuk kam garanci pasi jemi të pasigurt. Kur vij pas tre vitesh, shoh që Shqipëria është në një gjendje më të lëkundur më e rrezikuar”, tregon Zo Tujana, banore e fshatit, raporton tch.

Sprovat e jetës i kanë mësuar kësaj vajze, se guri i rëndë është në vendin e vetë.

“Njeriu ka nevojë për rrënjë, ka nevojë për bazën që të ketë tiparet e vendit, në shoqëri nuk punohet siç punohet në një komunitet që njihesh me njerëzit”, tregon Zo Tujana.

SHPËRNDAJE