Angela Martini ka rrëfyer një histori të dhimbshme të saj.
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë e saj.Angela tregoi si u shpërngul në Zvicër dhe foli edhe për njerkën, e cila tha se nuk e donte.
“Ajo nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, mashtrimet, shpikje. Babai nuk më besonte në fillim, atëherë e lash këtë punë dhe e kam mbajtur sekret deri në moshën 18 vjeçe kur ia kam tregu nënës time”, tha modelja.Për shkuarjen në Zvicër thotë “Deri sot nuk kam kalu një gjë më të vështirë në jetën time. Erdha në një vend që nuk e kisha dashurinë që isha mësu, nuk kam shkuar në shkollë për nëntë muaj”.Gjysmën e gjermanishtes, Angela tregoi se e ka mësuar në shtëpi me fjalor italisht-gjermanisht.Njerka ia kishte bllokuar nënës së saj shkuarjen në Zvicër, ndërsa tani modelja thotë se nuk i toleron këto gjëra.