Ballina Sport Historia e pesë lojtarëve që shpëtuan nga varfëria falë futbollit

Historia e pesë lojtarëve që shpëtuan nga varfëria falë futbollit

Futbolli është një sport i bukur që konsiderohet ndër më unifikuesit në botë, pasi që i forcon lidhjen e të gjitha llojeve ndërmjet njerëzve.

Ky sport ofron mundësi për të gjithë, pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë. Ata që zgjedhin të merren me futboll, nëse e kanë talentin dhe përkushtimin, një ditë do të rezultojnë të suksesshëm.

Të tillë janë edhe pesë futbollistët që jua sjellim në këtë përmbledhje. Fëmijëria e tyre ishte e vështirë, mirëpo sot ata kanë gjithçka për të cilën kanë ëndërruar.

Ata vijnë nga familje të varfra dhe nga një jetë e vështirë, mirëpo duke iu falënderuar futbollit janë pasuruar dhe bëjnë një jetë të denjë, porse asnjëherë nuk e harrojnë të kaluarën e tyre.

Është fjala për Sadio Mane, Franck Ribery, Alexis Sanchez, Zlatan Ibrahimovic dhe Angel Di Maria. Në videon e mëposhtme jua sjellim historinë e pesë lojtarëve që shpëtuan nga varfëria falë futbollit.