Historia e Giuliano Pambianco u bë virale në rrjetet sociale për shkak të emocioneve që përfshihen në këtë mes, kur ndodhi edhe debutimi i tij.

Rrëfimi vjen nga Argjentina, një vend që çmendet për futbollin.

Portieri 29-vjeçar është me Sindromën Doën dhe pas shumë vitesh përpjekje, ai arriti të debutojë me klubin e tij, Sansinena në Argjentinë.

 

Jo vetëm që ai debutoi, por Giuliano në pesë minuta priti një penallti dhe shënoi një gol.

Ka qenë edhe kryetari i Federatës së Futbollit Argjentinas, Chiqui Tapia që e uroi në Twitter të riun dhe klubi për momentin emocional.