Kjo foto është bërë virale në internet dhe kjo për një arsye të veçantë.

Mackenna Newman një 17-vjeçar nga Kalifornia postoi në rrjetet sociale një foto të babait të tij, i cili qëndronte pas derës të bashkëshortes, e cila ishte diagnostikuar me kancer në tiroide.

Gruaja duhet të qëndronte e izoluar gjatë trajtimit të saj me rrezatim, por bashkëshorti i saj e ka gjetur një zgjidhje për të mos e lënë të vetmuar.

Ai ka vënë një kolltuk dhe ka qëndruar për t’i bërë shoqëri të shoqes gjatë gjithë kohës. “Babai im vuri një tavolinë të dera e saj për t’i bërë shoqëri dhe unë po qaj nga emocionet”, tregon i biri 17-vjeçar