Ahmeti dhe gjithë BDI duhet të kerkojnë falje publike shqiptarëve, tha në emisionin e mbrëmshëm debativ Click Plus, Besim Hoda kryetar i OVL-së.

Ai mendon se, pas gjithë degradimit të vlerave të shipqtarëve pas luftës së 2001-it, Ahmeti, Grubi dhe e gjihtë BDI duhet të kërkojnë falje publike.

Ai duke aluduar në BDI-në  sqaron se të gjitha partitë dhe strukturat e paraqitura pas luftës, vazhduan avazin vjetër të partive të mëhershme, duke vazhduar ofendimet ndaj shqiptarëve nga blloku maqedonas.