Kryetari i OVL-UCK-së, i cili mori pjesë në protestën e sotme të me moton NDAL para mijra protestuesve deklaroi se kjo protestë është dëshmi se populli shqiptar nuk ka nevojë për tutorë, por se ai është i zot i vetvetes dhe di të protestojë dhe të realizojë të drejtat që i takojnë.

Bëj apel edhe për ato që nuk janë sot këtu, që të na bashkohen, shqiptarët fitoren më të madhe e kanë arritur vetëm kur kanë qënë të bashkuar dhe në shembull i vërtetë i kësaj që them është viti 2001 dhe lufta që bashkoi shqiptarët dhe e fituan. tha mes tjerash Besim Hoda.

Besim Hoda theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se që tash e tutje protestat shqiptare do të vazhdojnë deri në realizimin e lirisë dhe barazisë së plotë të shqiptarëve në këtë shtet.