“Do të punojmë me kryetarin e ri të Kuvendit në mbështetjen e demokracisë dhe zhvillimit në Maqedoni në rrugën evropiane. I ftoj të gjithë autoritetet zyrtare që t’i hetojnë sulmet ndaj deputetëve që kanë ndodhur pas zgjedhjes së kryetarit të ri parlamentare në Kuvend dhe përgjegjësit të dorëzohen përpara drejtësisë”. Këtë e deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së për Evropë dhe Azi, Hojt Brajan Ji, duke folur në Nënkomitetin për Punë të Jashtme në Shtëpinë e Kongresit.

“Tensionet etnike në Ballkan edhe njëherë filluan të rriten. Dhuna në Maqedonia e tregon seriozitetin e problemeve të tyre politike. Nacionalizmi në rajon është në rritje”, deklaroi Ji, duke paralajmëruar në “ndikimi malinj” të Rusisë, pasi që sipas tij, Moska përpiqet që ta pengojë lidhjen e Ballkanit Perëndimor, duke shfrytëzuar mjete financiare dhe politike.