Brenda një intervali kohor më pak se 24 orësh sulmohet për së dyti hera vetura e nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi, përcjell fol.mk
Për dallim nga mbrëmë, ku keqbërës të panjohur dëmtuan veturën e nënkryetarit të ASH-së sot të njëjtin dëmtim ka pësuar vetura e bashkëshortes së nënkryetarit Memedi.
Fotot që ka siguruar fol.mk sikur pohojnë dyshimin se ky rast mund edhe të jetë me prapavijë politike, për vetë faktin se nënkryetari Mehmedi tani më është figurë e rëndësishme politike jo vetëm në Kërçovë, por edhe më gjërë. Autoriteti që Remzi Memedi gëzon në Kërçovë si dhe rezultatet e tij në dy cikle zgjedhore sigurisht se janë bërë halë në sy për konkurentët politik të Remzi Memedit, prandaj edhe nëpërmjet këtyre veprimeve prej ”horrave” sikur duan ti dërgojnë një porosi, që të ndërpret hovin e rritjes së ASH-së në Kërçove dhe rrethinë”.
Nga partia e Ziadin Selës , nënkryetar i së cilës është z Memedi kanë apeluar deri tek organet e rendit që ta zbardhin këto dy raste sa me shpejt duke i gjetur autorët dhe porositësit e këtyre akteve të shëmtuara. Sipas tyre këto akte sipas gjitha gjasave janë kërcnim dhe paralajmërim për aktivitetin politik të Remzi Mehmedit.
©fol.mk.