Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, është takuar me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në Twitter, Hovenier ka falëndënderuar Kosovën për pritjen e refugjatëve afganë.
Tutje ambasadori tha se SHBA dhe institucionet e Kosovës do të bashkpunojnë fuqishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Falënderoj Kosovën për pritjen e përkohshme të afganëve. Me ministrin Sveçla diskutuam për mbështetjen e qëndrueshme të SHBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe si dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, shkroi Hovenier.