Mbrëmë Sllupçani ka kaluar një nga netët që nuk mbahet mend në historinë 20 vjeçare të Maqedonisë dhe pėr këtë meritor është prof- Nexhmedin Sadiku si dhe e gjithë struktura e Aleancës për Shqiptarët.

Fjalën e mori edhe Rexhail Aziri nga komuna e Likovës i njohur si Hoxha i Lëvizjes.

More shqiptarë tju them kanë ardhur njerëz te shqiptaria, partinë hedije sa ti shihni gjallë ata janë hije,nuk dallohen nga bagëtit,vetëm për haje e me pi e shesin këtë vatan,për një kolltuk i mbushin arkat dhe barkat kurse i harrojnë dëshmorët dhe martirët e këtij vendi.-tha Hoxha i Lëvizjes. Mesgjithat në fillim të fjalimit të tij ai u shpreh edhe pse është hoxhë nuk gjykon nga ajo se si janë njerëzit ,por ka ardhur për një Ndryshim,për rininë e mbi gjitha nuk harroi ta përmend vlerën e nënës,që është qëndres dhe sakrificë e këtij populli.

Fjalimin e tij e përfundoi me amanetin e mësuesit Arif Seferit i cili u vra në burgjet maqedonase , amanetine e familjes Sadiku e cila dha dëshmor në luftën e 2001 , amanetin e dëshmorëve , dhe këte amanet e bëri duke dhënë një stilolaps kandidatëve për deputet si simbol dhe duke ju drejtuar ,, Çdo betejë e kemi fituar por me laps e kemi humbur..-u shpreha hoxha i Lëvizjes.

 

 

 

 

 

http://https://www.youtube.com/watch?v=w6vffSXe5Ic