Shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha nga Çairi i është përgjigjur zv/kryeministrit Artan Grubi i cili ditë më parë ironizoi me kreun e Besës Bilall Kasami duke thënë se në “skenën politike ka lloj-lloj komandatësh” por në fakt ata nuk janë, komandant është vetëm Ali Ahmeti.

”Ne vërtetë s’jemi komandanta, por me votën e Bilallit, Fadilit, Kastriotit dhe Bastrisë ti Artan fluturon nga qeveria”, ka deklaruar Hoxha.