Sot në Maqedoninë e Veriut u fal namazi i Fitër Bajramit, duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e BFI-së dhe qeverisë për respektim të masave për shkak të virusit Covid 19.

Në Xhaminë e Haxhi Shefketit namazin e Bajramit e fali hoxha nga Çërkezi i Kumanovës Imer Mustafi i cili gjatë lutjes së hutbes rëndësi të veçant i kushtoj lutjeve dhe respektit për familjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke bërë lutje për Komandantin legjendar, Hamz Jasharin, nënën Zahide si dhe gjithë familjen Jashari.