Hera e fundit kur është folur për modelin e ri të telefonit të HTC’së – U12 ka qenë një konferencë lidhur me rrjetin mobil 5G, e cila po mbahej në vendin e origjinës së prodhuesit të njohur.

Në atë kohë ishte thënë se HTC U12 do të vijë me procesorin e Qualcomm X20 LTE për shpejtësi të internetit deri në 1.2 Gbps, ndërsa edhe disa detaje tjera të këtij modeli ishin bërë të ditura.

Sipas thashethemeve, HTC U12 do të vijë me ekranin e madh prej 6” në rezolucionin Quad HD me 18:9 aspect. HTC U12 nuk do të vijë me ekranin AMOLED por me standardin tjetër të Super LCD, të cilin kompania zakonisht e sjell në telefonat e saj.

Në pjesën e brendshme, U12 vjen me Snapdragon 845, 6GB RAM dhe 128GB memorie e cila mund të zgjerohet tutje. U12 do të vijë me dy kamera, (12MP+8MP), si dhe kamerën sekondare me 12MP për selfie.

HTC U12 besohet se do të sjell edhe certifikimin IP68, baterinë me 3,980 mAh, si dhe mbështetje për rrjetin 5G për dy SIM kartela.