Nuk është hera e parë që çifti Blero dhe Afrona heqin njëri-tjetrin në Instagram e ajo fshin fotot e publikuara me ‘dashnin’ për të ri-publikuar pastaj pas ca ditësh një foto tjetër duke u shprehur si e dashuruar marrëzisht në të me mbishkrime plot fjalë falenderuese.
 

Njësoj ka vepruar edhe tash duke i fshirë  fotot e fundit me Bleron por këtë nuk e ka bërë edhe ai.

Blero nuk i ka larguar fotot me Afronën në Instagram por nuk po e ndjek më atë, e kjo duket sikur një lojë e montuar për të rënë në sy të publikut e mediave rozë pas gjithë asaj dashnie të përcjella me lot gëzimi e propozim për martesë.

Një gjë e tillë sigurisht se nuk përaqet interesim për fansat e këngëtarit të cilët ia duan muzikën  e jo skandalet e tjera.

Çifti kanë krizë, kështu e cilëson këngëtari kur pyetet për këto raporte por duke injoruar mediat se duan t’i lëmë të qetë.