Ministria e Financave në tregun e brendshëm mori borxh të ri, tre herë më shumë se sa kishte planifikuar. Edhe pse ishte planifikuar të merreshin 3.1 milionë euro që duhen kthyer nesër, megjithatë, shteti mori 9 milion e 100 mijë euro. Në periudhën e kaluar qeveria shpesh herë merr hua më shumë se sa njofton fillimisht dhe më shumë se sa duhet të kthejë, si dhe nuk japin përgjigje për atë si dhe për çfarë dedikohen paratë. Borxhi publik i shtetit arriti në 50.6 për qind të Prodhimit Bruto Vendor, përkatësisht Maqedonia ka borxh prej 4.75 miliardë euro. Kohë më parë FMN-ja dhe Banka Botërore paralajmëruan se vendi merr hua me ritëm të përshpejtuar dhe se kjo duhet të ndalohet. E njëjta është theksuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë.Alsat-M