Rezultati i dobët në zgjedhje i Partisë Demokratike në Itali është pasuar edhe me lajmin e dorëheqjes së kreut të kësaj partie, ish-kryeministrit Matteo Renzi.

Aktualisht në selinë e kësaj partie ka akoma edhe më tepër paqartësi, nga ku kanë dalë edhe zërat për dorëheqjen e Matteo Renzit.

Por, nga sa raporton Corriere.it, zëdhënësi i kësaj partie i ka përgënjeshtruar zërat për largimin e ish-kryeministrit Renzi nga drejtimi i PD në Itali.

Koalicioni i qendrës së majtë i drejtuar nga Partia Demokratike, deri më tani në pushtet, renditet forcë e tretë me 107-127 të projektuara në Dhomën e Ulët. Ky koalicion vuajti pasojat e zemërimit publik mbi dy çështje të kthyera në shqetësim madhor për italianet: Papunësia dhe emigracioni. /kp/Telegrafi/