Lëvizjes BESA kohë më pare iu bashkua njëri prej ekspertëve më të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë, profesor Husein Reka.

Reka është ndër ekspertët e rrallë në Maqedoni sa i përket politikave shëndetësore, financimit shëndetësor dhe ekonomisë së shëndetësisë me eksperiencë mbi 15 vjeçare.

Në 10 vitet e fundit ai ka menaxhuar projekte të shumta reformuese me vlerë, që kanë pasur qëllim përmirësimin e financimit të shëndetësisë. Gjithashtu, ai ka qenë i angazhuar edhe si këshilltar për reformat në financimin shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore në shtetet më të zhvilluara. Disa vite me radhë ka punuar si konsulent për ekonomi shëndetësore në Londër, respektivisht Konsulent i Lartë për Politika Publike të London School of Economics.

z. Reka ka mbaruar studime postdiplomike në Univerzitetin e Jorkut (Ekonomi Shëndetësore), London School of Economics (Politika Shëndetësore Ndërkombëtare) dhe Imperical College London (Biznis Administratë). Ai është anëtar i disa organizatave më të rëndësishme shëndetësore në botë.

Mirësevjen në Lëvizjen BESA, profesor Reka. Sistemi i shëndetësisë është një nga shtyllat themelore të një shteti, ndërsa njëjtë si edhe në fushat tjera, komunat shqiptare kanë qenë të diskriminuara edhe në këtë sektor të rëndësishëm.

Bashkërisht me ekspertë të shumtë të Lëvizjes BESA, shqiptarëve të Maqedonisë do t’ju ofrojmë një sistem shëndetësor të dinjitetshëm dhe poltika që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në ngritjen e përgjegjësisë, rritjes së cilësisë së shërbimeve por edhe infrastrukturë dhe aparatura moderne për nevojat e qytetarëve, ndërsa Reka është përzgjedhur bartës i listës së Lëvizjes BESA – Tetovë.