hydajet hyseni

Në Konferencën e intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes shqiptare, e cila u mbajt në Prishtinë më datë 10 Qershor 2016, ku të pranishëm ishin një numër i madh i figurave të njohura kombëtare, veprimtarë, shkrimtarë, publicist, profesorë universitarë, ish-diplomatë, ish-të burgosur politik etj.

Fjalën e mori edhe kryetari i Shoqatës së Burgosurëve Politik të Kosovës dhe ish kryeredaktori i gazetës “Rilindja”, të viteve të ’90-ta, z.Hydajet Hyseni, i cili theksin e diskutimit të tij e vendosi tek logjika e vazalitetit që mbisundon tek politikanët shqiptar në të gjitha trojet shqiptare, të cilët politikbërjen e shohin vetëm si shërbim ndaj interesave të të tjerëve dhe jo të popullit që përfaqësojnë.

Përshëndes nisëm dhe këtë praktik. Jetojmë në një kohë që na duhet afrimi që të njohim më shumë njëri-tjetrin. Nëse e pranojmë faktin që mendoj se është i pakontestueshëm se përveç çështjeve parciale që na janë imponuar, megjithatë ka një çështje unike, të përbashkët, të pandashme, të çështjes shqiptare të cilës duhet ti përmbahemi.

Dua të ndalem më shumë tek logjika e vazalitetit, e cila dalë nga dalë po ngritet në njëfarë logjike sikur është e vetmja politikë produktive. Duke pasur parasysh se kjo në të kaluarën na ka kushtuar shumë, po kar pasur avoketër të fortë që riaktivizohen.  Kjo mënyrë e të menduarit dhe politikbërjes është shumë e rrezikshme në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Angazhohem që strategjitë qofshin parciale apo të përbashkëta ti ndërtojmë në bazë të problemeve që janë shtruar për zgjidhje. Problemet që janë shtruar për zgjidhje pothuajse në të gjitha rastet janë të  të natyrës ekzistenciale, janë të natyrës elementare. Mendoj se edhe e imponojnë  edhe nevojën e synimit për bashkim dhe optimalizim të energjive dhe potencialeve në masën më të madhe të mundshme. Ky do të ishte theksi ku do të kisha dashur ti qëndrojmë. Bashkim dhe vetëm bashkim është mënyra e vetme e realizimit të objektivave, na duhet për të shtyrë qerren përpara, ka edhe kush e shtyn.

/FOL.MK