Doktorët në Indi u shokuan kur zbuluan një krimb shirit 1.82 cm të gjatë të lidhur pas zorrëve të pacientit i cili kishte dhimbje të forta në stomak.

Operacioni zgjati rreth një orë ku krimbi gjigant parazitar u nxor nga goja e pacientit, shkruan The Sun.

Doktori përgjegjës për pacientin, Cyriac Philips, tha për “LiveScience” se ky ishte shiriti më i gjatë që kishte parë ndonjëherë në një njeri.

Mjekët e identifikojnë këtë krimb si shiriti i derrit dhe ky infeksion parazitar shkaktohet nga ngrënia e mishit të pabërë të derrit.