Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në IRJM rezultoi të jenë mu në kohën e duhur për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, që ngjason si shtet “shoven”.

Dita e njëmbëdhjetë e muajt dhjetor ishte dita më e sikletshme nga 365 ditët e vitit posaçërisht për cimermanat në pushtet dhe ca gajdexhi përreth…

Ndryshimi matematikor apo siç kanë qejf ata, numrat si duket prishën maksimën e njohur “fitusi me fituesin” sepse në kampin shqiptar nuk kishte fitues por kishte kombinime “sistem”. Organizimi politik për një platformë të përbashkët pa vullnetin e tyre si duket i mbështeti për muri të fortit e kësaj dekade. Pas këtij cikli zgjedhorë gjuha shqipe fal sovranit i cili edhe pse barkun e uritur votoi me kokë, mençuri dhe jo me emocion të folklorizmit politik dhe si rezultat i votes së arsyes sovrani “zyrtarizoi gjuhën shqipe”.

Pse ? sepse sovrani kësaj radhe pas 25 vite të pluralizmit politik në këtë periudhë tranzitore zyrtarizoi gjuhën shqipe te politikanët shqiptar nga se e detyroi politikën shqiptare të MENDOJ SHQIP.

“Çfarë të bën i yti nuk ta bën i huaj” thotë një fjalë popullore e cila këtë radhë e vërtetoi sa për të dhën një porosi se mund të jetë edhe ndryshe. Për çudinë tonë dhe për fakeqësinë tonë të tjerët na tundin se nga duhet ecur,madje i huaji na shkundi kokën na kujtoi dhe po na ofron shumçka si kur më parë,por politika jonë asesesi ta kuptoj !

A kaq politikë injorante, servile dhe të zhytur në hipoteka paskemi patur,sa që mos guxoj të bekoj të mirat për shqiptarët !!!

Po po ashtu thon të moçmit “vesi ngel vesë” nga se ata në vendë që të pranonin të mirat për neve shqiptarët më leht e kishin të pranonin kuferat miljonshe për klanin,vetvetën dhe familjet e tyre,por harojnë se ata janë të gjakut të dëshmorëve, nënave pa djem dhe të femijëve jetim. Ato kolltuqe të ngrohta me vetura “sinjalizuese e xhama të erët” do tju zbardhen sa që të mendoni se dielli ju ka zbritur para jush!?

Po po pa merak ky popull nuk haron! Ai filloi të gotas në moment të duhur, nëse në lojën e parë goditi me kujdes sa që t’ju kujtoj se akoma ju ndjejmë për vllezër të gjakut dhe shpirtit,radhën tjetër do t’ju godas me gjithë shpirtë e t’ju lëj përtokë si pasha të pështyrë për hajdutëri, tradhëti dhe idiotësi !

Mr.Metali Alili