I ftohti polar që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Evropës ka shkaktuar viktimën e dytë në Maqedoni si edhe mbi 100 fraktura ekstremitetesh të paraqitura në vetëm pak ditë.

Viktima është një 60-vjeçar nga Strumica i cili është gjetur para shtëpisë së tij nga fqinjët. Ai ka jetuar i vetëm dhe mendohet se shkaku i vdekjes është i ftohti ekstrem. Para dy ditëve një i pastrehë në Shkup u gjet i vdekur në lagjen Aerodrom, për të cilin gjithashtu mendohet se ka humbur jetën si pasojë e ndodhjes në temperaturat deri në -24 gradë Celsius, të shoqëruara me erë veriu.

Përveç pasojave tragjike, i ftohti dhe ngricat kanë shkaktuar edhe rrëzime me pasojë fraktura të ekstremiteteve. Pjesa më e madhe e mbi 100 personave të lënduar janë pleq të moshës mbi 65 vjet. Më shumë raste të thyerrjeve të kockave janë paraqitur në Spitalin Kirurgjik (ish-Spitali i Qytetit), gjithsejt 60 në 4 ditë dhe shumica kanë kaluar me vendosjen e gipsit. Për disa të lënduar, të cilët kanë pësuar thyerrje të loplikut janë ndaluar për operacion.